Protesta e 24 tetorit, dalin pamjet kur Erjon Vishkulli pëson dëmtimin në sy

Protesta e 24 tetorit, dalin pamjet kur Erjon Vishkulli pëson dëmtimin në sy

foto nga icidenti i ndodhur TIRANË- Pamjet e protestës së 24 tetorit në Tiranë tregojnë momentin kur 28-vjeçari Erjon Vishkulli pëson një dëmtim në syrin e majtë, mes përplasjeve mes protestuesve dhe policisë pranë Bankës së Shqipërisë. I riu shihet duke u tërhequr nga vija e parë përpara se të ulet e më pas të shtrihet në tokë, duke mbajtur syrin me dorë. Në sfond dëgjohen shpërthimet e fishekzjarrëve, ndërsa protestuesit afrohen për ta ndihmuar dhe kërkojnë mbërritjen e ambulancës. Vishkulli u transportua fillimisht drejt Spitalit të Traumës ku menjehere pas ndërhyrjes mjekësore në Tiranë ai u dërgua në Itali për trajtim të specializuar, ku iu nënshtrua konsultave mjekësore në spitalin Gemelli në Romë. Për rastin kanë nisur hetimet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës./ZËRI