Protesta e 124-të/ Qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, në ditën e 124-t të protestës, ndërsa ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë. Protestuesit janë nisur në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa në duar mbajnë flamuj dhe pankarta. Gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Disa nga thirrjet e dëgjuara më shpesh janë: “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, dhe “Qeveri e krimit”. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa protesta pritet të vijojë përpara Kryeministrisë ku do të mbahen fjalimet kundër qeverisë.
Burimi:
syri.net