Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Nxënësit e shkollave të mesme në Francë kanë paralajmëruar bllokimin e institucioneve arsimore duke filluar nga nesër, në shenjë proteste ndaj politikave të qeverisë. Thirrja është bërë nga organizata franceze e nxënësve të shkollave të mesme, ndërsa paralelisht sindikatat kanë njoftuar një mobilizim të gjerë dhe protesta masive më 5 nëntor. Kreu i organizatës së nxënësve, Pierre Surza, kritikoi masat e propozuara nga qeveria në përpjekje për të zbutur pakënaqësinë e të rinjve, duke deklaruar se ato nuk janë të mjaftueshme për të shuar zemërimin e tyre. Ndërkohë, sindikata Force Ouvrière ka paralajmëruar pjesëmarrje masive në protestën e së enjtes së ardhshme. Sekretari i saj, Cyril Lama, bëri të ditur se në mobilizim do të përfshihen punonjës, pensionistë dhe të rinj. Edhe sindikata SUD-Rail ka...