Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Prostitucion nga Amerika Latine në…Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim 13 persona
Prokuroria e Elbasanit ka çuar për gjykim 13 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Amerika Latine, pasi rekrutonin gra nga Amerika Latine dhe i shfrytëzonin për prostitucion në Shqipëri. Sipas prokurorisë, mësohet se veprimtaria e tyre ishte e shtrirë në disa qytete të vendit dhe rrjeti operonte duke shfrytëzuar platforma ndërkombëtare online të prezantimit të eskortave. “Hetimet disa mujore në kuadër të procedimit penal nr.1461 të vitit 2024, u zbulua një rrjet prostitucioni ku shtetase të huaja nga Amerika Latine dhe vende të tjera ishin rekrutuar, transportuar dhe vendosur në Shqipëri për të ushtruar veprimtari prostitucioni...