‘Propozim shumë i guximshëm’/ Kikia: Unë jam kundër “lirimit para kohe” të të dënuarve me burgim përjetë!

‘Propozim shumë i guximshëm’/ Kikia: Unë jam kundër “lirimit para kohe” të të dënuarve me burgim përjetë!

Nga Mentor Kikia Unë jam kundër “lirimit para kohe” të të dënuarve me burgim përjetë! Shqipëria do të bëjë disa ndryshime në Kodin Penal. Drejtuesi i grupit të punës, ish Prokurori i Përgjithshëm, aktualisht drejtues i Shkollës së Magjistraturës, Z.Arben Rakipi, gjatë prezantimit, theksoi edhe një risi, “të guximshme”, siç ai e tha vetë; lirimi para kohe me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm. “… ne mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm. Duhet të më besoni, është një propozim shumë i guximshëm. Këtu pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit,...