Propaganda/ ‘PasqyrAlbania’ e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Rama premton një platformë të re komunikimi me qytetarët, por ekspertët paralajmërojnë se ky është një version i ri i një ideje të vjetër që nuk i zgjidh problemet e qeverisjes. BIRN Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një zgjidhje “deus ex machina” për të kanalizuar ankesat dhe pakënaqësitë e qytetarëve – një platformë të quajtur “PasqyrAlbania”. Në takimin e mbajtur me kabinetin e tij qeveritar dhe drejtuesit e Partisë Socialiste më 24 gusht në Pogradec, Rama tha se çdo hall apo shqetësim i qytetarëve i adresuar në platformë do të ndiqej në kohë reale dhe do të merrte përgjigje. “Nuk mund të...
Burimi:
syri.net