‘Propaganda nuk shuan flakët’/ PD denoncon zjarret në Radostinë: Mbi 4,500 rrënjë ullinj të djegura
Zjarri që përfshiu një sipërfaqe prej qindra hektarësh në Radostinë e Levanit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ullishte, toka bujqësore dhe sipërfaqe pyjore. Partia Demokratike, Dega Fier, ngre akuza për mënyrën e menaxhimit të situatës, duke deklaruar se vetëm në zonën e Fermës janë djegur mbi 4.500 rrënjë ullinj. PD kërkon transparencë për dëmet, hetim të shkaqeve të zjarrit dhe përgjegjësi për menaxhimin e emergjencës, ndërsa e akuzon qeverinë se “propaganda nuk e zëvendëson ujin, mjetet zjarrfikëse dhe organizimin”. Deklaratë e Partisë Demokratike, Dega Fier, dhe Kryetarit z. Ardian Ferro Rreth orës 10:00 të paradites së djeshme, 4 shtator, një vatër zjarri, që dyshohet të ketë qenë e qëllimshme, shpërtheu në zonën që banorët e njohin si “Ullishtet e Fermës”. E favorizuar nga era...
Burimi:
syri.net