Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pronat “gllabërojnë” paratë e të huajve në Shqipëri! Turqia, Holanda dhe Italia kryesojnë me investimet
Më shumë turq, holandezë, italianë e austriakë po investojnë në Shqipëri. Sipas shifrave të fundit të Bankës së Shqipërisë nga janari deri në mars vlera e investimeve të huaja ishte 362 milionë euro nga 354 milionë euro vitin e kaluar. Nga totali i investimeve të huaja, rezulton se një në shtatë leke të investuara nga të huajt në Shqipëri në tre muajit e parë erdhi nga Turqia. Edhe pse në rënie në raport me 3-mujorin e parë të 2024-ës, Turqia renditet e para me 50 milionë euro investime të huaja, ndjekur nga Holanda me 49 milionë euro, Italia 46 milionë...