Pronari i një laboratori testues të naftës: S’ka kontroll të cilësisë në tregun e brendshëm të Kosovës

Pronari i një laboratori testues të naftës: S’ka kontroll të cilësisë në tregun e brendshëm të Kosovës

Që nga muaji dhjetor i vitit 2024 nuk është duke u realizuar asnjë monitorim apo kontroll zyrtar i cilësisë së karburanteve në tregun e brendshëm në Kosovë. Kështu alarmon Jakup Gashit, i cili është edhe pronar i laboratorit testues të naftës “Sierra Lab”. Sipas tij, kjo mungesë e mbikëqyrjes përbën një vakum të thellë institucional dhe paraqet rrezik serioz në disa drejtime kyçe. Gashi liston edhe pasojat derisa përmend mbrojtjen e konsumatorit, shëndetin dhe mjedisin dhe konkurrencën e ndershme në treg. “Mbrojtjen e konsumatorit – Mungesa e kontrolleve nënkupton rrezik të drejtpërdrejtë që produktet e naftës të mos përmbushin standardet...
Burimi: Joq-albania.com