Prokuroria ngre aktakuzë ndaj zyrtarit të njohur, ja fjalimi që e çoi pas hekurave

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj zyrtarit të njohur, ja fjalimi që e çoi pas hekurave

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviq. Ndihmësi i drejtorit i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, akuzohet për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. “I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë. Në bazë të kësaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, krahas aktakuzës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, tha Prokuroria Speciale përmes një njoftimit. Prokuroria tha se Popoviq, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Rahovec më 18 korrik. Ai, tha Prokuroria, gjatë fjalimit, ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse, duke thënë: “’Serbët...