Prokuroria në Serbi hap lëndë kundër shefit të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë
Prokuroria Publike për Krim të Organizuar e Serbisë njoftoi të enjten, më 5 nëntor, se ka hapur lëndë kundër drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Vlladimir Orlliq, si dhe kundër ministrit të Drejtësisë, Nenad Vujiq, lidhur me cenimin e të drejtës së votës në zgjedhje. Të dyja lëndët janë hapur pas kallëzimeve penale të paraqitura nga avokati Ivan Niniq. Kundër Orliqit dhe zyrtarëve të tjerë të BIA-s është dorëzuar kallëzim për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe cenimit të së drejtës së votës. Rasti ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që Serbia mbajti më 25 tetor. Zgjedhjet i fitoi Lista Studentore – konfigurimi politik që doli nga protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët në Serbi – duke rrëzuar nga...
Burimi:
syri.net