Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prokuroria Fier sekueston 276 hektarë tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi një pasuri të paluajtshme llojit “kullotë” dhe “pyll” me sipërfaqe 276.5 ha, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, parashikuar nga neni 287 dhe 186 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249, datë 22.02.2008”, etj, të ish Komunës Libofshë, ka përfituar 276.5 ha tokë e llojit ‘kullotë’ dhe “pyll”, në fshatin Hasturkas, Libofshë, Fier. Kjo pasuri është ndarë...