Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për vrasësin e Ilaria Sulës/ Babai i viktimës: Drejtësia duhet të vihet në vend
Babai i Ilaria Sulës, vajzës shqiptare, i cila u vra nga ish i dashuri e saj, Mark Antony Samson, vijon të kërkojë drejtësi. “Ata njerëz e lënduan shumë familjen time”, tha Flamur Sula pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për ish të dashurin e vajzës së tij. “Ilaria kishte një jetë të tërë përpara”, vazhdoi ai, “dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”. Prokurorët e akuzojnë Samsonin për vrasje të qëllimshme si dhe fshehje trupi. Ish- i dashuri i shqiptares, 23-vjeçari filipinez vrau studenten...