Prokuroria e Hagës kërkon 6 vite burg për Hashim Thaçin

Prokuroria e Hagës kërkon 6 vite burg për Hashim Thaçin

Hashim Thaçi HAGË-Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) ka kërkuar që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet fajtor dhe të dënohet me 6 vite burgim lidhur me akuzën për ‘pengim të drejtësisë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë’. “Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh në dënimin e zbatueshëm në këtë rast. Prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burgim, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burgim, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim,...