Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Prokuroria e Elbasanit dërgoi në gjyq gjashtë punonjës policie për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në përfundim të hetimeve, autoritetet identifikuan disa raste të korrupsionit të efektivëve ndaj shoferëve me qëllim mosndëshkimin e tyre me gjoba. “Shtetasit XH.S, E.H, A.T, N.XH punonjës të policisë pranë Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë akuzuar respektivitsht për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, më shumë se njëherë të parashikuar nga neni 259/1, 248, të Kodit Penal. Ndërsa shtetasit E.K, B.T, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”...
Burimi: Gijotina.com