Prokurorët ‘në luftën’ kundër krimeve në zgjedhje, plani mes OSBE, SPAK dhe KQZ

Prokurorët ‘në luftën’ kundër krimeve në zgjedhje, plani mes OSBE, SPAK dhe KQZ

Prezenca e OSBE-së dhe Prokuroria e Përgjithshme zhvilluan këtë të enjte, një tryezë teknike për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore. Në të ishin të pranishëm prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, Policia e Shtetit dhe organizata të njohura të shoqërisë civile. Ambasadori Michel Tarran, mbajti fjalën hyrëse, ndërsa mbajtën fjalën e tyre edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Në fjalën e tij, prokurori Çela tha se kjo tryezë është një hap tjetër i bashkëpunimit të gjatë e cilësor. Ai tha...
Burimi: Sot.com.al