Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin Penal, Shoqata e shqetësuar për ndarjen e provave me avokatët!
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka dalë me një qëndrim zyrtar kundër draftit për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të prezantuar nga Këshilli i Ministrave. Shoqata shprehet se mbështet në parim nismat që synojnë përmirësimin e drejtësisë penale, përafrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe forcimin e garancive për të drejtat dhe liritë themelore. Por sipas prokurorëve, ndërhyrjet e propozuara në kod duhet të bazohen në një analizë të qartë të problematikave dhe në një proces konsultimi publik real e gjithëpërfshirës. Në qëndrimin e tyre, prokurorët shprehin shqetësim se një pjesë e dispozitave të reja mund të kufizojnë kompetencat dhe mjetet e kërkimit të provës gjatë hetimeve. Sipas tyre, kjo mund të ndikojë në shpejtësinë dhe efektivitetin e hetimeve, veçanërisht në çështjet...
Burimi:
javanews.al