Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!
Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projektin e investimit në ishullin e Sazanit, duke mohuar se ka një marrëveshje të përfunduar mes qeverisë shqiptare dhe grupit të investitorëve. Rama theksoi se ishulli është ende pronë publike dhe se negociatat synojnë krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët, ku shteti shqiptar do të jetë partner. Ai ironizoi raportimet për projektin, duke thënë se çështja po trajtohet sikur flamingot në Sazan do të vriten dhe do të përfundojnë si mëngjes për Donald Trumpin. “Sazani është një tokë publike. Nëse nuk e dini, po ju informoj. Dhe për sa kohë flasim, nuk ka asnjë marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe grupit të investitorëve. Nuk ka para, nuk ka...
Burimi:
javanews.al