Burimi:
Gijotina.com

Projekti i ri/ Shembje dhe kulla pas Muzeut Kombëtar, do të rrafshohen rreth 35 ndërtesa
👁2283
Mbi 17,000 m2 truall në qendër të Tiranës, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndërtesa, përfshirë katër pallate deri në 9 kate, si dhe godinat publike të Teatrit Metropolitan dhe “Info-Point” i bashkisë, pritet të rrafshohen për t’i hapur rrugë një plani për kulla. Kjo u mësua të hënën gjatë konkursit ndërkombëtar për të ashtuquajturin Masterplan i Qendrës së Tiranës, një garë arkitekturore që kishte për synim ridizejnimin e një prej zonave më të lakmuara nga ndërtuesit: hapësira në qendër pas Muzeut Historik Kombëtar krah “Bulevardit Zogu I-rë”, e njohur si zona e ish-Cirkut (shembur në 2021 pasi trualli iu kthye...