Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!
Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën 10 dhjetor për zhvillimin e mocionit me debat lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Mocioni është kërkuar nga Partia Demokratike, ndërsa në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve palët kanë rënë dakord për datën e zhvillimit të debatit. Në këtë seancë pritet të diskutohen gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, si dhe ecuria e vendit në procesin e integrimit europian. Kontrolli parlamentar mbi qeverinë është dobësuar dhe roli i opozitës në Kuvend është kufizuar, pretendon opozita. Ndër gjetjet e raportit që PD evidenton janë 6 kërkesa të refuzuara për ngritjen e komisioneve hetimore, 11 të tjera për interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe 4 projektligje që presin shqyrtimin. Në letër, ngrihet edhe...
Burimi:
javanews.al