Programi “Pas Shkollës”, hapen aplikimet në sistemin SMIP, interes i lartë në shkollat e juglindjes

Programi “Pas Shkollës”, hapen aplikimet në sistemin SMIP, interes i lartë në shkollat e juglindjes

Në sistemin SMIP është hapur aplikimi për regjistrimin e nxënësve  për programin “Pas shkolle”. Interesi për këto programe mbetet i lartë edhe në juglindje të vendit. Në qarkun e Korçës janë përfshirë 35 shkolla. Në rajon, numri arrin në 120. Programet synojnë të krijojnë një mjedis të sigurt për nxënësit. Ata bëjnë detyrat dhe marrin pjesë në aktivitete krijuese. “Nuk ka prind që të mos jetë i interesuar që fëmija të jetë deri diku i kontrolluar, por edhe të marrë e të zhvillojë ato talente të cilat nuk mund të zhvillohen në një orë mësimi. Nga klasa e parë deri në klasën e pestë, programi pas shkolle është të bëjmë detyrat e shtëpisë, plus art dhe zeje. Kurse nga klasa e gjashtë deri në klasën...