Programi Kombëtar për Grantet e Kulturës dhe Krijimtarisë, më shumë mundësi, më shumë jetë artistike në vend

Programi Kombëtar për Grantet e Kulturës dhe Krijimtarisë, më shumë mundësi, më shumë jetë artistike në vend

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi së fundmi statistika mbi ngjarjet kulturore të mbështetura nga MEKI, duke nënvizuar rritjen e dukshme të investimit në këtë sektor. Gjatë vitit 2025, janë mbështetur 933 aktivitete kulturore dhe krijuese, një shifër që përfaqëson më shumë se dyfishin e vitit të kaluar. Këto ngjarje përfshijnë festivale, ekspozita, koncerte, panaire artizanati, lexime letrare dhe shfaqje, të cilat kanë pasuruar kalendarin kulturor në mbarë vendin. Në total, rezultojnë 275 projekte fituese, një rritje prej 37% krahasuar me vitin 2024, të shpërndara në katër skema mbështetjeje. Konkretisht: 129 projekte i përkasin kategorisë së ngjarjeve...