Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Programi i praktikave të punës, Muzhaqi: Pagesë në formë kompensimi financiar për 600 të rinj
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në administratën publike. Programi do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron mundësi të zgjeruara për 600 të rinj nga e gjithë Shqipëria. Ministrja Bora Muzhaqi nëpërmjet një videomesazhi të ndarë për hapjen e thirrjes, theksoi se ky edicion i X-të vjen me më shumë hapësira dhe mbështetje se kurrë më parë, duke synuar që të rinjtë të kenë akses real në...