Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
👁3899
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Shqipëri, z. Toshitsuki Kawauchi. Gjatë takimit, të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe UNHCR, në drejtim të adresimit të çështjeve që lidhen me migracionin, mbrojtjen e kufijve dhe ndihmën për emigrantët, azilkërkuesit dhe personat në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë. Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se ky partneritet ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e aftësive të punonjësve të Policisë për të identifikuar dhe trajtuar me profesionalizëm rastet që...