Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Proda me përfaqësuesin e Ambasadës së Kinës: Bashkëpunim në luftën kundër krimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze në Shqipëri, Huang Xuehu. Fokusi i këtij takimi, i cili u zhvillua në ambientet e DPPSh-së, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të strukturave qendrore, ishte ndërtim i urave të reja të bashkëpunimit bilateral, nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët dhe krijimit të pikës së kontaktit të Policisë kineze, në Policinë e Shtetit. Drejtor Proda dhe Ministër-Këshilltar Huang u dakordësuan se këto elemente do të jenë përgjigjja më efikase kundër krimit të organizuar ndërkontinental. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, kundër shfrytëzimit për prostitucion, objekt i të cilave kanë qenë shtetase kineze të rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari...