Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Procesi zgjedhor/ Celibashi: Votimi i diasporës ishte një sukses, vetëm 196 ankesa nga 202 mijë votues
Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se procesi i votimit nga diaspora, ishte një sukses. Në një emision televiziv, Celibashi u shpreh se procesi nuk ishte perfekt, por u realizua shumë mirë. “Me bindje të thellë dhe jo shtyrë nga ndonjë lloj delirimi, po pranoj që është krenaria ime profesionale në këtë funksion. Që prej 2001, kur jam marrë me zgjedhjet e deri më sot, është kulmi i arritjes sime profesionale në çështjen e zgjedhjeve. Ky proces u realizua shumë mirë. Jo perfekt, por u realizua shumë mirë. Edhe nëse vota e diasporës do kishte rezultat tjetër, kam të...