Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Procesi i votimit nga jashtë/ 22% e fletëve të diasporës kanë mbërritur në KQZ
👁4572
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhëna të reja lidhur me procesin e votimit për shqiptarët në diasporë. Sipas të dhënave të publikuara këtë të shtunë, tanimë në KQZ janë kthyer një numër i konsiderueshëm i fletëvotimeve të dërguara te shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Bazuar në përditësimin më të fundit, rreth 22 % e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, tashmë janë kthyer në KQZ. Ndërkohë, po sipas të dhënave, zarfet e mbërritura janë kryesisht nga shtetet si Italia, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Greqi e Francë.