Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Procedohet 22 vjeçari në Sarandë/ I shiste lëndë narkotike të miturës, përfundon në spital
👁10997
Policia e Sarandës procedon penalisht një 22-vjeçar, pasi i shiste një të miture kokainë. Si pasojë vajza e mitur ka përfunduar në spital, nga sasia e kokainës së konsumuar. Njoftimi i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital.”