Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa

Procedohen e arrestohen 14 veta, Rrugorja:Bllokohen 13 makina, vendosen 6 mijë masa

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren, nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore. Siç bëhet e ditur nga policia “gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar e proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, janë bllokuar 13 automjete, si dhe janë vënë rreth 6000 masa administrative. Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Drejtues Lorenc Shehu, apel qytetarëve për respektim maksimal të rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore...
Burimi: Opinion.al