Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Procedimi penal ndaj Veliajt po kthehet në një gjyq publik”, avokatët e kryebashkiakut: Po dalin në media thëniet e dëshmitarëve
Avokatët e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, në një deklaratë, shprehen të shqetësuar me ‘përpjekjet e prokurorisë që procedimin penal të shndërrojë në një gjyq publik’. “Ne, avokatët mbrojtës të z. Erion Veliaj, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përpjekjet e përsëritura, për të shndërruar një procedim penal në një gjyq publik spektakolar përmes përdorimit të mediave të lidhura me SPAK dhe shkeljeve flagrante të ligjit, siç është zbulimi i paligjshëm i sekretit hetimor. Artikujt me porosi, të paraqitur si “zbulime ekskluzive”, nuk synojnë zbardhjen e së vërtetës, por ndërtimin e një narrative të gatshme publike përpara se çështja të...