Problemet e Lezhës në Kuvend, deputeti Pacaj kërkon ndërhyrje për energjinë dhe peshkimin
Deputeti i PS, Ermal Pacaj, ngriti në Kuvend disa prej problematikave kryesore me të cilat përballen banorët e Lezhës. Pacaj u ndal te furnizimi me energji elektrike në zonën e Lezhës dhe Mirditës, duke deklaruar se në disa fshatra ndërprerjet janë të shpeshta dhe rrjeti është i amortizuar. Ai kërkoi gjithashtu mbështetje për sektorin e peshkimit në Shëngjin, për shkak të rritjes së kostove të karburantit. Një tjetër shqetësim i ngritur ishte numri i lartë i zjarreve. Sipas Pacajt, vetëm në pesë ditët e fundit në Bashkinë e Lezhës janë regjistruar mbi 44 zjarre. Deputeti vlerësoi punën e zjarrfikësve dhe Forcave të Armatosura për përballimin e situatës, duke theksuar se falë ndërhyrjes së tyre nuk janë regjistruar dëme në njerëz apo banesa. Fjala e plotë...
Burimi:
kohajone.com