Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Problematikat për punën e SPAK/ Dumani: Mosekstradimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten shqetësim, shqiptarët që kapen atje…
👁11326
Çështja e mosekstradimit të shqiptarëve që kapen në Emiratet e Bashkuara Arabe, vazhdon të mbetet problematike, u shpreh kryeprokurori Altin Dumani, gjatë prezantimit të raportit vjetor. Një vit më parë, qeveria shqiptare nisi punën me autoritetet e Emirateve të Bashkuara për marrëveshjen e ekstradimeve dhe ndihmën juridike apo transferimin e dënimeve. Në pak raste, personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare, që janë lokalizuar në Emiratet e Bashkuara, janë ekstraduar. I tillë ishte rasti i Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, që u ekstradua në maj 2024, pasi ishte i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën...