Problematika te kuqeblutë, Vllaznia nuk di as të fitojë, as të reagojë
Vllaznia e këtij fillimsezoni ka shfaqur disa probleme të dukshme në fushën e lojës, por një prej tyre që bie më shumë në sy është pamundësia për të menaxhuar avantazhin. Shkodranët ende nuk kanë shijuar asnjë fitore në pesë javët e para të kampionatit, duke grumbulluar vetëm dy pikë, ndërsa mungesa e qetësisë për të administruar ndeshjet ka qenë një faktor i rëndësishëm në këtë start zhgënjyes. Dy javët e para e treguan qartë këtë problem. Përballë Skënderbeut, kuqeblutë ishin në avantazhin e dy golave dhe në fund u detyruan të kënaqen me një barazim 2-2, duke lënë t’u shpëtojë nga duart një fitore që dukej e sigurt. E njëjta situatë u përsërit edhe ndaj Elbasanit, ku Vllaznia kaloi në avantazh 0-1, por nuk arriti...
Burimi:
gijotina.com