Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Prizren FEST edhe në ditën e dytë me shumë prurje artistike, u lansua edhe Prizren Fest Kids
Në orët e para të mëngjesit, atmosfera e qytetit u ngjyros me energjinë e punëtorisë për fëmijë, një aktivitet i dedikuar krijimtarisë dhe ndërveprimit të të vegjëlve. Ky program edukativ synon të ndërtojë ura mes brezave përmes artit dhe lojës. Më pas, në ambientet e Teatrit “Bekim Fehmiu”, u hap ekspozita “Teatri Ilegal”, një projekt që trajton jetën artistike në Kosovën e viteve ’90. Përmes rrëfimeve të aktorëve dhe materialeve dokumentare, dokumentari sjell në vëmendje një periudhë të vështirë, kur institucionet kulturore u mbyllën për shqiptarët, por arti vazhdoi të bëhej në shtëpi private – si akt rezistence dhe mbijetese....