Pritet votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, protestë para Kuvendit të Kosovës
protesta para kuvendit te kosoves KOSOVË- Pas pak pritet që deputetët të votojnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndërsa dhjetëra protestues janë mbledhur para godinës së Kuvendit të Kosovës. Madje, disa prej tyre kanë kaluar edhe natën para Kuvendit. Protestuesit u bëjnë thirrje deputetëve që të votojnë ndryshimet e propozuara, ndërsa kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para Kuvendit deri në përfundimin e procesit parlamentar. Pas shqyrtimit dhe miratimit në Komision me shumicë votash dhe asnjë kundër, projektligji do të kalojë për diskutim në seancën plenare, ku deputetët do të vendosin për hapat e mëtejshëm të tij./ZËRI
Burimi:
zeri.ai