Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Prishtinë: Më 9 qershor zhvillohet seanca ndaj të akuzuarve për rastin Banjskë
Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se të dielën, më 9 qershor, në orën 09:30, do të zhvillohet seanca e shqyrtimit ndaj tre të akuzuarve për rastin e Banjskës: B.S., V.T. dhe D.M.Përmes një njoftimi për mediat, Gjykata ka bërë të ditur se, për shkak të interesimit të madh nga ana e mediave dhe vëzhguesve, pjesëmarrja në këtë seancë do të mundësohet vetëm pas një kërkese paraprake.“Duke pasur parasysh numrin e madh të mediave dhe monitoruesve të interesuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore, ju kujtojmë se është e nevojshme që pjesëmarrja në seancë gjyqësore të bëhet me një kërkesë paraprake. Për njoftimin tuaj kjo masë është administrative dhe organizative dhe nuk përbën kufizim të të drejtës për qasje publike,” thuhet në deklaratë.Gjykata thekson se...