Prishtina lufton me zemër, por eliminohet pas penalltive dramatike nga Larne në Conference League

Prishtina lufton me zemër, por eliminohet pas penalltive dramatike nga Larne në Conference League

FC Prishtina i dha fund aventurës në UEFA Conference League pas një ndeshjeje dramatike ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, Larne, që u mbyll me eliminimin e tyre pas goditjeve të penalltive (4-5), ndonëse në kohën e rregullt rezultati ishte 1-1. Skuadra kryeqytetase nisi më mirë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 10-të me një gol të bukur të Gjelbrim Taipit, duke ngritur entuziazmin te tifozët në stadium. Prishtina e dominoi pjesën e parë dhe shkoi në pushim me epërsinë minimale 1-0. Në minutën e 56-të, Larne barazoi shifrat me anë të D.D. Bent, duke vendosur baraspeshën në...