Princ Harry po shqyrton një dokumentar për Princeshë Dianën në prag të 30-vjetorit të vdekjes së saj

Princ Harry po shqyrton një dokumentar për Princeshë Dianën në prag të 30-vjetorit të vdekjes së saj

Princ Harry raportohet se po shqyrton mundësinë e realizimit të një dokumentari televiziv kushtuar nënës së tij, Princeshës Diana, në prag të 30-vjetorit të vdekjes së saj, më 31 gusht 2027. Sipas raportimeve të mediave britanike, Harry ka diskutuar disa projekte të mundshme për të shënuar përvjetorin dhe një dokumentar për Dianën është ndër idetë që po merret në konsideratë. Një burim pranë Dukës së Sussex-it ka thënë se asgjë nuk është finalizuar apo konfirmuar deri tani. Në kuadër të përgatitjeve, Harry raportohet se ka kontaktuar disa miq dhe të afërm të Dianës për të diskutuar mundësinë e përfshirjes së tyre në një projekt të ardhshëm. Mes tyre përmendet edhe vëllai i Princeshës së Uellsit, Charles Spencer. Nëse projekti realizohet, ai mund të zhvillohet përmes...