Burimi:
Opinion.al

Prezantohet studimi për hekurudhën Durrës-Prishtinë
👁4042
Sot është prezantuar studimi i fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se për këtë projekt të përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës ka patur mbështetje maksimale.Kjo linjë hekurudhore, sipas Ballukut, e kthen kombin shqiptar në një pol për ekonominë dhe ndërlidhjen europiane. “Siç e thashë edhe në hapje të fjalës sime, ky është një moment historik për Shqipërinë. Nuk flitet vetëm për një hekurudhë, por për një lidhje kombëtare, flitet për një nukël gjeopolitike që e kthen kombin shqiptar në një pol magnetizmi për ekonominë dhe për ndërlidhjen europiane”, tha Balluku.Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, hekurudha...