Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Drafti i Kodit të ri Penal është prezantuar këtë të premte, ndërsa i pranishëm ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Janë bërë 30 ndërhyrje, theksoi ministri, i cili shtoi se kodi i ri parashikohet të jetë me 327 nene, në krahasim me atë aktualin i cili ka 285 nene e 550 paragrafe. “Kodi është aktual funksional që në vitin 1995, kodi i ri nuk është një çështje politike, por e një shoqërie që evoluon dhe integrohet. Kodi aktual kishte 285 nene e 550 paragrafe dhe aktualisht  janë bërë 30 ndërhyrje dhe ka 327 nene. Kodi i ri baze ka...