Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pretendimi i opozitës për mungesë fletësh të papërdorura, hapen 229 kuti/ PS dërgon vëzhgues, PD asnjë përfaqësues
👁2778
Në magazinat e KQZ në Vaqarr, ka nisur hapja e 229 kutive. Kjo vjen një ditë pasi KAS pranoi kërkesën e opozitës, teksa është ngritur pretendimi se në këto kuti mungojnë fletë të papërdorura. E ndërkohë, edhe pse kërkuan verifikim, asnjë përfaqësues i PD nuk është prezent për këqyrjen e kutive. Nga ana tjetër, PS ka dërguar vëzhgues për të ndjekur nga afër hapjen e kutive. Procesi po zhvillohet sipas rendit të mëposhtëm: 1. Vlorë2. Dibër3. Gjirokastër4. Korçë5. Lezhë6. Shkodër7. Fier8. Berat9. Durrës10. Tiranë11. Elbasan