“Pretendimet tuaja janë të pavërteta!”- Kreu i Kadastrës i përgjigjet Vangjel Dules për Himarën: Pronat dhe e drejta nuk mbrohen me akuza, por me fakte

“Pretendimet tuaja janë të pavërteta!”- Kreu i Kadastrës i përgjigjet Vangjel Dules për Himarën: Pronat dhe e drejta nuk mbrohen me akuza, por me fakte

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit Vangjel Dule në Parlament lidhur me procesin e trajtimit të banesave pa dokumentacion pronësie në Himarë. Ajo i cilëson këto pretendime si të pavërteta dhe thekson se puna në terren synon t’u japë zgjidhje problemeve të pronësisë së qytetarëve, në përputhje me ligjin. Goxhobelli sqaron përmes një video-mesazhi se pretendimet për pengim të qëllimshëm të regjistrimit të banesave në lagjen “Kala” të Himarës dhe për një skemë të pretenduar të grabitjes së pronave nuk pasqyrojnë, realitetin e procesit që po zhvillohet në terren. “Kadastra nuk ka qëllim t’i marrë pronën askujt. Ka vetëm një detyrë: të ndihmojë qytetarët të zgjidhin problemet e tyre të pronësisë, në përputhje me ligjin”,...