Pret një penallti dhe shënon atë vendimtare, super Berisha eliminon Anderlecht-in nga Europa (Video)

Pret një penallti dhe shënon atë vendimtare, super Berisha eliminon Anderlecht-in nga Europa (Video)

31 Korrik 2025 22:07 Telesport Etrit Berisha ka qenë protagonist përsëri me ekipin suedez të Hacken. Portieri shqiptar i ka dhuruar kualifikimin nw raundin e tretw tw Europa League ekipit tw tij, duke eliminuar Anderlecht-in e Besnik Hasit pasi ka pritur njw penallti dhe ka shwnuar atw vendimtare. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-1 për suedezët dhe koha shtesë nuk pati gola, duke bërë që ndeshja të shkonte me penallti, ku fati u buzëqeshi suedezëve, që iu falën heroit Etrit Berisha. Pasi i dhuroi Kupën e Suedizë, portieri kuqezi ka qenë protagonist i një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme. MOMENTI...