Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët
Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me synim ruajtjen e vlerave natyrore, historike e kulturore dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur sot se ndodhet në bashkinë e Prespës së bashku me ministren e Kulturës të Greqisë, Lina Mendoni dhe ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut, Sedat Sulejman për të nisur këtë proces të përbashkët. “Prespa na bashkon përmes natyrës, historisë dhe kulturës së saj. Duam ta mbrojmë këtë pasuri dhe të krijojmë më shumë mundësi për komunitetet që jetojnë këtu dhe më shumë turizëm të qëndrueshëm. Bashkimi Europian do të vërë...
Burimi:
kultplus.com