Presioni nga Moska jep menjëherë efekt, Serbia ndalon eksportet e armëve, Vuçiç justifikon vendimin aspak befasues

Presioni nga Moska jep menjëherë efekt, Serbia ndalon eksportet e armëve, Vuçiç justifikon vendimin aspak befasues

Marsela SHYTIA Ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi se, në përputhje me udhëzimet e Presidentit të Shtetit, i cili është gjithashtu Komandanti Suprem i Ushtrisë Serbe, eksporti i armëve dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në Republikën e Serbisë po pezullohet pasi Moska akuzoi Beogradin të hënën se po i shet në mënyrë indirekte municione artilerie Ukrainës. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes erdhi të hënën në mbrëmje pasi agjencia e inteligjencës së jashtme e Rusisë (SVR) tha se dy kompani serbe po shisnin raketa për raketahedhës shumë-tytësh dhe predha mortajash, ose pjesë përbërëse për to, të cilat eksportoheshin në Ukrainë përmes dy...
Burimi: Sot.com.al