Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, Alexus G. Grynkewich

Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, Alexus G. Grynkewich

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Gjatë takimit, Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ajo theksoi se prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë. Presidentja ritheksoi gjithashtu përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe thellimin e bashkëpunimit me aleatët, duke nënvizuar se anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike mbetet një nga objektivat...