Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadorin japonez Kiminori Iwama
17 November, 2026 - 15:31 Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja për zhvillimin e vendit dhe përpjekjet e tij për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ajo ka vlerësuar bashkëpunimin dypalësh në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe mbrojtje të mjedisit, duke veçuar edhe rëndësinë e programeve të bursave MEXT, përmes të cilave studentët kosovarë kanë mundësi të ndjekin studimet në Japoni. Një pjesë e diskutimit iu kushtua...
Burimi:
kultplus.com