Presidentja Osmani: Sunny Hill Festival, një ëndërr që vendosi Kosovën në hartën kulturore globale

Presidentja Osmani: Sunny Hill Festival, një ëndërr që vendosi Kosovën në hartën kulturore globale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart Sunny Hill Festival, duke e cilësuar si një rrëfim suksesi që e ka kthyer një ëndërr në realitet.“Një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale”, shkruan Osmani në një postim në rrjetet sociale, transmeton KultPlus.Ajo falënderoi Dua Lipën për vizionin dhe guximin që e bëri këtë ngjarje realitet, si dhe ekipin e festivalit për punën e palodhshme çdo vit.“Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon...