Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejčič

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë, Minca Benedejčič

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejčič, me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik në vendin tonë. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen më të thellë për kontributin e çmuar të ambasadores Benedejčič në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për përkushtimin e saj në thellimin e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme. Gjatë mandatit të Ambasadore Benedejčič, janë realizuar vizita të shumta të nivelit të lartë ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë forcuar më tej raportet ndërshtetërore, duke reflektuar miqësinë dhe...