Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut nuk njeh zgjedhjet/ Këshilli Kombëtar vendos pavlefshmërinë e procesit
👁11083
Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk njeh zgjedhjet edhe procedurialisht. Përmes një vendimi të marrë me 8 vota pro në Këshillin Kombëtar të institucionit kanë vendosur pavlefshmërinë e procesit për shkak se nuk është arritur, siç thuhet në vendimin që Top Channel ka siguruar, shumicën e thjeshtë për të zgjedhur presidentin e ri dhe këshillin e ri kombëtar. “Sipas Regjistrit të anëtarëve aktivë me të drejtë vote të Urdhrit të Psikologut në datën 05.06.2025 rezulton se në momentin e votimit Asambleja Kombëtare përbëhet nga 1480 anëtarë. bazuar në procesverbalin e Komisionit Zgjedhor të datës 05.06.2025 rezulton...